Pas tre muajsh hetimesh, policia e qytetit të Fierit ka bërë të mundur sekuestrimin e 700 gram heroine si dhe ka vënë në pranga dy persona.

Në pranga ka rënë Emiljano Peçi, 32 – vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, dhe Blendi Rushi, 38 – vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier, të dy banues në qytetin e Fierit.

Arrestimi i këtyre dy personave u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.