Një çift shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi janë kapur me një sasi droge.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, djali 34-vjeç dhe vajza 25-vjeçe janë arrestuar teksa po udhëtonin me makinë, ndërsa pas kontrollit atyre u është gjetur edhe drogë e llojit kokainë.

Mësohet e droga prej 62 gramësh është gjetur në xhepin e 34-vjeçarit. Nëse ajo do të dilte në treg, do të  kapte vlerën e 20 mijë eurove.

Deri tani nga mediat italiane nuk është bërë me dije identiteti i tyre.