Gjatë kontrollit të policisë kufitare në portin e Durrësit, efektivët kanë gjetur sasi paund të padeklaruar tek tre shtetas shqiptarë.

Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e djeshme, një sasi paund e padeklaruar iu gjetën në çantë dhe u bllokuan, shtetases  N.M., 38-vjeçe, gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” që drejtohej prej saj.

Për këtë rast policia njofton se veprimet do të kryhen nga DVP Durrës. 

Po ditën e djeshme, rreth orës 13:30, në pikën kufitare Port, Durrës, janë kapur me nga një sasi paund të padeklaruar shtetasit B.M. dhe F.Gj., 32 vjeçe e 41 vjeç.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 179/a dhe 25 të Kodit Penal.