Kapen shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, Komunë të Parisit dhe Tiranë të Re (VIDEO)

21/02/2020 - 09:02

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarjen e drogave të forta.

Në kudër të operacionit të koduar  “Selita”, Seksioni i Forcës së Posaçme “Shigjetat”  arrestuan shtetasit  L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në  Selitë, Tiranë.

"Për këta shtetas, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re", sqaron policia.

Policia ka kontrolluar automjetin “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T.

"Gjatë kontrollit  fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Një konflikt për çështje pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Golem të Kavajës.

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Një 44-vjeçar në Durrës është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit e si pasojë ka përfunduar në spital, nën kujdesin  e mjekëve.

Në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus janë publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të një personazhi të njohur të përfsh

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka vendosur qe të zëvendësojë masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arr