Kapet dhe arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim i cili goditi me sende të forta dhe nën kërcënimin e armës ka kanosur dy shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit në kërkim:

Hektor Kaja, 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin M.K,(në kërkim), në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S., 25 vjeç dhe D.M., 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".