Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u kap me një sasi kokaine.

Shtetasi me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, u arrestua në vendin e quajtur "Ura e Kranesë".

Mësohet se 36-vjeçari po shkonte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë, ndërsa sasia prej 50 gr kokainë, u konstatua pas një kontrolli të imtësishëm.

I riu për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli policor, e kishte fshehur drogën në organet gjenitale.