Kapet 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare

22/05/2020 - 10:45

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Waiting", pas një hetimi disamujor.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Waiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion".

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për kontrabandë me mallra të ndryshëm.

Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kundrejt përfitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, transportonin shtetas nga

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 33 numrin në total.

Një person u gjet i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Policia e Fierit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin e ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, ku si pasojë e daljes s

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të mituri 8-vjeçar është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16.05, në fshatin Jubë, n