Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kapet 55-vjeçari i dënuar në Itali për grup kriminal, prostitucion e plagosje

16/04/2021 - 09:08

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale "Grup kriminal", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Plagosje".

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale "Grup kriminal", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Plagosje".

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Një automjet ka përplasur një grua dhe dy fëmijët e saj e më pas është larguar.

Një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit Fushë-Prezë, ku dy automjete janë përpla

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një motor është përplasur me një kamion.

Një 35-vjeçar është arrestuar në portin e Vlorës, pasi ka ndihmuar dy të huaj që të kalojnë kufirin me test Covid të falsifikuar.

Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drograve në lagjen 17 në Korçë, ku një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Petrit Hykaj 60-vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tj 29-vjeç, Shkëlqim Hykaj, pasi gjat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, b

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka pë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ne Spoleto, pasi u kap me sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë.