Policia e Durrësit dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat” kane kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar te plagosjes me mjet prerës (thikë), në Sukth.

“Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.