Kapet duke transportuar 21 klandestinë, arrestohet 23-vjeçari

31/10/2020 - 09:05

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë, duke transportuar me mjetin tip "Volkswagen", 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale "Ndihma e paligjshme të kufijve".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Voula, afër Athinës, në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Një video që tregon momentin e ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka brenda një lokali në Brazil është publikuar tashmë nga mediat vendase

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hilë Gjini, 43 vjeç, u qëllua me armë

Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, pë

Pas një hetimi 3-mujor është vinalizuar sot operacioni i koduar “Vela”.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Sukthin.

Bien në prangat e Policisë së Durrësit 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Një tjetër qendër masazhi që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar nga policia e Tiranës në zonën e “Don Boskos”.