Arrestohet një person nga Durrësi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 15 vjet burgim për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• K.P., 51 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës

Shtetasi K. P.,  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.