Një 33-vjeçar durrsak i shpallur në kërkim është kapur nga policia.

Specialistët për Krimet bënë të mundur ndalimin e shtetasit Daniel Bushi, 33 vjeç, banues në Durrës.

Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenin 278/1 të Kodit Penal.

Bushi është arrestuar më 15 janar të vitit 2016 në lagjen nr. 3, rreth orës 01:00 të natës. Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 8 fishekë dhe 4 fishekë model 54, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.