Një 34-vjeçar është kapur në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin rrugëve të Durrësit, më konkretisht në Shkozet.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë të riun nga Tirana, shtetasin F.Çela.

“Më datë 18.10,2017, në rrugën “Bajram Tusha”, Durrës, u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin, tip “Honda” në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.