Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Durrësit arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar me marijuanë.

Në pranga ra A. Plaka, banues në Durrës.

Në lagjen nr. 18, gjatë kontrollit fizik si dhe gjatë një tjetër kontrolli në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 91.5 gramë marijuanë.

Ndaj të riut durrsak rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.