Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë një të ri nga Shijaku, pasi u kap me drogë.

Policia gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E.K., 25 vjeç, banues në Shijak, i gjeti dhe sekuestroi 113 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , në ngarkim të shtetasit të mesipërm, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotivëve " parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.