Është ndalur ish-punonjësja e postës në Levan të Fierit, e cila ka qenë në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Ajo është 30-vjeçarja me inicialet A. E., banuese në Levan, Fier.

Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qenë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milionë lekë të rinj nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.