Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.

Burime bëjnë me dije lënda narkotike mbi 200 kg është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie. Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga 26-vjeçari Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës. Kamioni po ikte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.