Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi është kapur me 22 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Specialistët për hetimin e narkotikëve, në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin: E.J.,21 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrrollit personal të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 22 gr lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.