Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar të martën nga policia italiane në Peruxhia me akuzën e posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen.

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, iu sekuestrua në një nga zonat industriale të qytetit, 1 kg e 750 gr kokainë e pastër, që kap vlerwn 250 mijë euro.

Hetimi zgjati një javë, pasi policia kishte ndjekur lëvizjet e shqiptarit, në një autoofiçinë, por jo në orarin e punës. Aty pranë, në një lokal ngjitur, ai fshihte drogën.

Shqiptari që dyshohet se ishte një grosist, ka pasur edhe në kaluarën probleme me drejtësinë.

Pronar i ofiçinës, një italian, rezulton se nuk ka lidhje me ngjarjen.