Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pas një operacioni të koduar "Daul".

Aleksander Gurra, përfundoi në pranga pasi është i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen "Dual" në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një  peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë. 

Materialet procedurale në ngarkim të tij , u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për dy vepra penale.