Policia greke ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar ndërsa ka sekuestruar 16 kg marijuanë.

Aksioni i policisë u zhvillua sot në Sajadhe, Igumenice, ndërsa droga ishte fshehur në motorin me të cilin lëvizte i riu shqiptar.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako, një pjesë e të cilës u gjet edhe në çantën e shpinës që mbante 36-vjeçari.

Policia greke në sajë të burimeve për kalimin e drogës në kufi Greqi, ka ndaluar në rrugë qendrore 36-vjeçarin me motoçikletë dhe gjatë kontrollit ka zbuluar në dy anët e mjetit 15 pako me 16 kg e 390 gr hashash.