Policia e Durrësit i ka sekuestruar një thikë në cilësinë e provës materiale një 47-vjeçari.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.12.

“Më datë 20.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin D.K., vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen  nr. 12, u kap me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,- njofton policia.