Kapet në flagrancë 34-vjeçari, qarkullonte me armë zjarri

09/11/2019 - 15:14

Shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme kanë kapur në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me 15 fishekë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kundrejt përfitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, transportonin shtetas nga

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 33 numrin në total.

Një person u gjet i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Policia e Fierit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin e ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, ku si pasojë e daljes s

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të mituri 8-vjeçar është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16.05, në fshatin Jubë, n

Një 51-vjeçare nga fshati Skrevan në Urë-Vajgurore është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.