Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit.

Nga burimet zyrtare mësohet se i arrestuari, shtetasi F.Ç., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij ka përplasur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin: F.Ç., 36 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas në gjëndje të dehur, duke drejtuar mjetin tip "Volswagen", është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin E.A.,27 vjeç, duke i shkaktuar dëme materiale.", njofton policia.