Bie në prangat e Policisë së Durrësit një 28-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”. Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa vjedhje të ndodhura më parë në qytet, kryesisht pompa uji.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. L., në lagjen nr. 18, Durrës.

Gjithashtu ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjeve si më poshtë:

•Më datë 04.01.2020, në lagjen nr. 1, Durrës ka vjedhur disa dyer të banesave në një pallat në administrim të shtetases N. K.

•Më datë 15.01.2020, në lagjen nr. 5, Durrës, ka vjedhur një pompë uji, në banesën e shtetasit Gj. N.

•Më datë 05.02.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, ka vjedhur 4 pompa uji në banesën e shtetasit S. D.

•Më datë 11.02.2020, në lagjen 17/1, ka tentuar të vjedhë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti (nga ku banorët ishin larguar).

•Më datë 21.03.2020, në një fondacion, në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur pompën e ujit dhe një pajisje me vlerë 12.000 lekë.

•Më datë 16.04.2020, në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur 10 pompa uji.

•Më datë 25.05.2020,në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur disa steka me cigare, në kioskën në pronësi të shtetases N. F.