Kapet në kufi trafikanti turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

25/10/2020 - 09:41

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

I.E, 42 vjeç, banues në Turqi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane, kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafik droge", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Lushnjës ka ndaluar një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Muzgu 5" nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Pol

Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për Gjergj Gjinin i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri Hil Gjinin në fshatin Balldr

Është vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminal

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Voula, afër Athinës, në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Një video që tregon momentin e ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka brenda një lokali në Brazil është publikuar tashmë nga mediat vendase

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hilë Gjini, 43 vjeç, u qëllua me armë

Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, pë

Pas një hetimi 3-mujor është vinalizuar sot operacioni i koduar “Vela”.