Një shqiptar në Spanjë është arrestuar nga policia për falsifikim dokumentesh. 24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap në aeroportin Lanzarote teksa po përpiqej të udhëtonte drejt Dublinit.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, shqiptari paraqiti një pasaportë bullgare. Punonjësit e policisë patën dyshime dhe arritën të zbulonin se pasaporta ishte false. 24-vjeçari u arrestua në flagrancë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.