Kapet shoferi që përplasi për vdekje të riun me biçikletë

18/09/2020 - 09:56

Policia e Fierit ka identifikuar dhe arrestuar shoferin që përplasi për vdekje me makinë një 24-vjeçar me biçikletë mbrëmjen e së enjtes në fshatin Qenas të Fierit.

I arrestuari është një 28-vjeçar me iniciale K.M. nga Fieri. Ai përplasi për vdekje me makinën e tij tip Fiat 24-vjeçarin me iniciale Q.M., i cili lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, i riu u largua nga vendngjarja. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me thikë babanë dhe e ka kërcënuar se do e vriste.

Një vrasje ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet A.

Policia e Vlorës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të ndodhur në një parë në fshatin Haderaj në Selenicë.

Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Sheq të Madh në Fier.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.