Kapet "skifteri" i banesave, 4 vjedhje të dokumentuara për 2 javë

07/11/2019 - 11:56

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e një sërë vjedhjeve në Tiranë, 4 prej tyre të dokumentuara. Gjatë arrestimi i janë gjetur në banesë edhe disa prej sendeve të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Egnatia”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin: G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentiin me prova ligjore të 4 rasteve të vjedhjes së banesave nga ky shtetas dhe konkretisht:

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.

Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.

Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ‘”Vjedhja”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sanitarja Tire Alldervishi i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Bushat. Raportohet se bëhet fjalë për një viktimë.

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar me makinë një të mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë,

Zbardhen emrat e të arrestuarve që kanosën pronarin e një lokali në lagjen nr.13 në Durrës dhe i thyen xhamat e ambientit.

Seanca e radhës për Arbër Cekajn, Donaldo Lushajn dhe Armafo Pezakun në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë sërish.

Forca e Posaçme "Shqiponjat" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 2 në kryeqytet kanë arrestuar një 23-vjeçar nga Shijaku.

Policia e Durrësit njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.

Policia kufitare në Kukës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.