Reagon biznesmeni Andon Dhima pas kapjes së autorëve që tentuan t’i bëjnë atentat. Ai ka përshëndetur policinë për veprimet e shpejta dhe shkruan se inkurajon institucionet ligjzbatuese që t’i shkojnë deri në fund tentakulave të krimit.

Ai thekson se i qëndron të gjitha deklarimeve të mëparshme në lidhje me këtë ngjarje dhe pret zbardhjen e plotë dhe zbulimin e urdhëruesit.

Te dashur miq, sot ne mengjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje.

Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.

Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi  te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin.

Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte.

Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit. Me respekt Andon Dhima”, shkruan Dhima në reagim.