Kapja e hajdutit të Palasës, arrestohet edhe bashkëpunëtori, ja vjedhjet për të cilat akuzohen

18/10/2020 - 15:06

Zbardhen vjedhjet e ndodhura kohët e fundit në fshatin Palasë, Himarë.

Vihen në pranga dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë si dhe sekuestrohen sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy shtetas.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat" dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Bledar Çunaj, 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Në vazhdimësi të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kapën dhe ndaluan edhe shtetasin Pilo Gjikokaj, 48 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë, konkretisht:

-Më datë 08.07.2019, në fshatin Dhërmi, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 4.000 lekë dhe disa sende personale shtetases K. R.;

-Më datë 02.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 20.000 lekë shtetases K. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 7.000 lekë, 50 euro dhe një pasaportë biometrike greke shtetases V. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me rroba personale me dëm ekonomik rreth 10.000 lekë, shtetases M. Th.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur vjedhur 1.000 lekë shtetasit A.P.;

-Më datë 15.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 5.000 lekë, një orë dore, një unazë floriri dhe një byzylyk dore shtetases A. B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Himarës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si autori i dytë i kalimit kontrabandë migrantët që vijnë nga vendet

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i v

Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operaci

Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.

Një shtyllë e linjës elektrike është rrëzuar dhe ka zënë poshtë dy makina.

Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqyt

Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 361 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtë

Një makinë me drejtuar K.V. ka aksidentuar sot një punonjëse të policisë rrugore.

Policia e Shtetit njofton se janë ekstraduar nga Gjermania dhe Kosova drejt vendit tonë, 2 persona si dhe drejt Kosovës një tjetër.