Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ne Spoleto, pasi u kap me sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari u pikas nga policia, pasi karabinierët ishin në një aksion për të parandaluar vjedhjet.

Policia ka vënë re një person të dyshimtë, që po dilte nga garazhi. Shqiptari lëvizte në mënyrë të çuditshme dhe kjo ka bërë që policët të ushtrojnë kontroll në garazh. Policia konstatoi së 41-vjeçari e kishte shndërruar garazhin në një laborator të paketimit të drogës.

Nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 7 mijë euro, ndërsa u vlerësua se nëse droga do të hidhej në treg do kapte shifrat e 80 mijë eurove.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe celulari, nga i cili mund të zbulohet më shumë rreth rrjetit të trafikut të drogës.