Katër shqiptarë arrestohen për rrahje në Itali

13/03/2015 - 09:01

13 mars 2015- Shqiptarët edhe kur janë në emigracion, nuk harrojnë veset, që manifestojnë në Shqipëri. Tipike është lehtësia me të cilën përfshihen në sherre, që përfundojnë me rrahje. Vetëm të mërkurën më 11 mars 2015 në Itali, 4 shqiptarë u arrestuan për dy raste të ndryshme rrahjesh.

Në Provincën e Maceratës policia arrestoi katër persona me precedentë penalë. Ata u arrestuan me akuzat e rrahjes, grabitjes me dhunë dhe plagosjes. Tre të arrestuarit ishin italianë, ndërsa njeri ishte shqiptari Kristian Ndrevataj. Të katër të arrestuarit në natën e 23-24 tetorit 2014 kishin rrahur dy të rinj italianë afër një klubi nate. Pasi i rrahën, u vodhën makinën, celularët dhe pak euro kesh. Njëri nga të rinjtë italianë qëndroi në spital për 40 ditë nga plagët e marra.

Në rastin e dytë karabinierët e qytezës së Kjarit (Chiari) afër Breshias arrestuan shqiptarët Edison C. 28 vjeç me precedentë penalë për drogë, Luis L. 31 vjeç po me precedentë penalë si edhe një tjetër shqiptar të moshës 22-vjeçare me precedentë penalë. Tre shqiptarët dhe një emigrant nga Ekuasdori u arrestuan me akuzën e rrahjes, plagosjes me armë të ftohtë (thikë), grabitjes me dhunë (një veturë Fiat panda dhe një cellular Samsung Galaxy 3), dhe mbajtjes së armëve të zjarrit pa leje. Nga kontrollet e karabinierëve në zonën, ku u bë sherri, u gjetën edhe një pistoletë Beretta, kalibër 7,65 mm, një sasi e vogël marijuane në një qese plastike dhe një veturë Golf pronë e Luisit. Vetura u sekuestrua si mjet me  të cilin është kryer një krim i rëndë dhe i dukshëm. Të tre shqiptarët u arrstuan në flagrancë. Gjykata gjithsesi u dha tre shqiptarëve masën e sigurisë të detyrim paraqitjes.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur me një makinë të parkuar në rrugë.

Fatos Xheta ka mohuar akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij Safie Xheta.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë me dy muaj hetimet për anëtarët e grupit Bajri.

Një aksident me makinë ka fundosur një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili vrau prindërit në banesën e tyre në Bat

Finalizohet operacioni "Stroke", për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, bien në pranga 5

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë për pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Him

Një 47-vjeçar, magazinier në minierën e Spaçit në Mirditë ka humbur jetën gjatë punës.

DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një tjetër person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Goditet një bandë trafikantësh droge, e përbërë nga shtatë shqiptarë dhe 1 italian, që trafikonin në Milano heroinë dhe kokainë nga Holan