Varg përplasje automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksin që lidh qytetin bregdetar me kryeqytetin janë shënuar në dy krahët e saj 4 aksidente gjatë ditës së sotme, veçmas njëra-tjetrës.

Mësohet se aksidenti i parë ka ndodhur të mbikalimi i Shën Vlashit.

Për pasojë është bllokuar autostrada duke shkaktuar trafik shumë të rënduar.

Nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Siç duket në fotot e mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm”, policia ndodhet në vendngjarje.