Ka hyrë në ditën e katërt greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar për shkak të mungesës së ushqimit. 16 punëtorët kërkojnë pagat që sipas tyre kanë 27 muaj që nuk i marrin.

Grevistët janë shprehur se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronarë.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi dje se është takuar me përfaqësuesit e punonjësve për të ndërmjetësuar me palën operuese të rafinerisë për pagat që nuk kanë marrë, por deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e kompanisë.