Katër persona janë arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit, në 12 orët e fundit. Ndalimi i tyre është bërë pasi u kapën me karta identiteti të falsifikuara.

Burime zyrtare informojnë se në pranga kanë përfunduar:

Edmond Z. 29 vjeç banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Beqir Gj., 18 vjeç banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Xhemil C., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

Redon Ç., 30 vjeç, banues në Lushnjë, të cilit gjithashtu iu gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.