Një person është kërcënuar me jetë në Fier.

Bëhet me dije se një 30-vjeçar ka denoncuar në polici se ditën e djeshme se kishte marrë një kërcënim nga një person i paidentifikuar.

Shtetasi me inicialet A.N., dëshmoi se dje në orën 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota” kishte gjetur një zarf me fishek.

“Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë.

Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal”, njofton policia.