Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

"Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat", falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi  R. Sh.  53 vjeç,  banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka  kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53-vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.