Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me thikë babanë dhe e ka kërcënuar se do e vriste.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar këtë mëngjes shtetasin B.H. 26 vjeç, pasi ka dhunuar babanë në banesë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babanë e tij”.

Po këtë mëngjes në Elbasan ka rënë në pranga P.L., 33 vjeç, pasi ka qenë në kërkim për vjedhje dhe E.Nj., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.