Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Lushnje, i cili ka kanosur me mjet prerës mjeken e qendrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi G. K., banues në Ngurrëz e Vogël.

NJOFTIMI I POLICISË

Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë), shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K. ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”