Kërcënon punonjësit e bashkisë se po kryenin punime afër tokës së tij, prangoset

08/11/2019 - 11:02

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit në Kamëz pasi akuzohet se kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e bashkisë.

Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.S., banues në Valias i ri.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të patrullës të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5 parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në pranga një 61-vjeçar, i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin:

R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia kufitare në aeroportin e Katanias, në Itali.

Gjatë një operacioni antidrogë të koduar "Dhelprat e Ballkani", policia italiane ka sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike dhe arrestuar

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku gjatë një konflikti p

Mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, në një aksident trafiku, shkru

Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona për vjedhje ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura

Parandalohet një rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, falë kontrollit të rreptë në k

Një akisdent me tre të plagosur ka ndodhur pak më parë në ​rrugën​ dytësore​ Thumanë -​ Fushë Krujë, Derven.

Shënohet një tjetër rast i dhunimit të mjekëve.

Një 77-vjeçar është përplasur sot nga autobusi në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Një aksident ka ndodhur sot pranë shkollës “9 Tetori” në Sarandë, ku një automjet ka përfunduar brenda mjedisit të një dyqani me rroba.