Dy sherre që kanë pasur për protagonistë dy të rinj nga Shijaku janë regjistruar në Tiranë dhe Durrës.

Në rastin e parë, një 26-vjeçar nga kryeqyteti, shtetasi O.K. ka rrahur me grushta 29-vjeçarin nga Shijaku E.D. I riu nga Tirana akuzohet për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.

Ndërkohë në Rrashbull, një shijakas ka lënduar me grushta një banor të zonës. Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 34-vjeçarin nga Shijaku E.K. që ka goditur me grusht shtetasin B.M. 51 vjeç nga Rrashbulli.