Kërkoi mbyllje të hetimeve, shtyhet seanca për ish-shefin e Policisë

11/02/2019 - 11:49

Ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të "Habilajve" në trafikun e drogës, Jaeld Çela, ditë më parë iu drejtuar me anë të avokatit Gjykatës së Krimeve të Rënda ku kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Por pas ankimimit të shtyrjes së hetimeve, sot ka ardhur një përgjigje nga organi i akuzës, i cili njofton se ankimimi është shtyrë me 14 shkurt. Ndërkohë avokati i tij ka theksuar se kërkon kohë të njihet me provat.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 14 shkurt, pavarësisht se më 30 janar u caktua të jetë data e sotme.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017. Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Tiranë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali.

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Mamurras.

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Drashivicë në Vlorë.

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin ng

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë brenda familjes në Kukës.

Policia Rrugore në Itali ka raportuar për një ngjarje, në të cilën protagonistë janë edhe shqiptarët.

Përdorimi i gati 19 numrave telefonikë shqiptarë, me anën e të cilave janë kryer 1699 thirrje në drejtim të Gjermanisë, ka sjellë vjedhje

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P.

Policia e Mirditës njofton se ka arrestuar 3 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim policor.