Kishin mbjellë kanabis në pyll, arrestohet 55-vjeçari, në kërkim i biri

19/08/2019 - 15:11

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor antikanabis të koduar "Fag" duke goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga ka përfunduar një 55-vjeçar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit: 

N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E.A.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.

Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e kryer ne bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndalur ish-punonjësja e postës në Levan të Fierit, e cila ka qenë në kërkim për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit nga Durrësi, i cili kreu grabitje me armë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, dy persona të tjerë

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë si pasojë e goditjeve me thikë.

Kapet një drejtues mjeti në Durrës, i dehur në timon, i cili kishte përplasur makinën e tij tip "Renault" me një "BMW".

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe para

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një shtetas sirian, i akuzuar për vjedhje.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe.

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirës

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Michigan, SHBA, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, n