Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Forcat Speciale të rojës bregdetare, sekuestruan një sasi prej 70 kg kokaine e pastër. Lënda narkotike ishte vendosur në 60 pako në një konteiner me banane që  ishte ngarkuar në Panama, me destinacion Durrësin.

Konteineri ndodhej në port prej disa ditësh, në pritje për tu ringarkuar në anije me destinacion  portin e Durrësit, por ende nuk dihet nëse kompania  pritëse ndodhet në Shqipëri apo ngarkesa  do të kishte Durrësin si port tranzit.

Për gjetjen e sasisë,u përdorën qentë e trajnuar të anti drogës. Detaje do të jepen gjatë orëve në vazhdim. /TCH