Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin Emiliano Keci 39 vjeç pasi në banesën e tij janë gjetur rreth 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gramë heroinë.

Droga e sekuestruare cila u gjet e fshehur në motorrin e frigoriferit për përdorim shtëpiak, kap vlerën e 3 milionë eurove.

Në banesë u gjetën dhe 3 armë: një pistoletë Berreta e kalibrit 6.35, një pistoletë e fabrikkmit rus e tipit Tokarev kalibër 7,62 e një  tjetër armë zjarri.

Shqiptari prej 2 javësh kishte marrë me qera një banesë në komunën Seriate në provincën e Bergamos dhe lëvizjet e shumta të personave të dyshimtë kanë çuar policinë italiane në kontrollin e 39-vjeçarit dhe të banesës së tij.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin mbi prejardhjen e lëndës narkotike të sekuestruar e për zbardhjen bashkëpunëtorëve të shqiptarit.