Policia italiane ka arrestuar një 61-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se kishte ndërtuar një laborator për paketimin e drogës. Sipas mediave vendase i moshuari kishte rekorde kriminale të mëparshme.

Policia kishte disa kohë që kishte vënë në hetim shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije dhe tani i zbuluan strehën ku ai paketonte drogën. Agjentët e kishin ndjekur atë dhe e kishin parë që bënte lëvizje të dyshimta në një ndërtesë të braktisur.

Pasi u siguruan se i61-vjeçari kishte diçka që fshihte në godinë ndërhynë dhe i sekuestruan atij kokainë, tre celularë, shuma parash etj. Pas kontrollit të ushtruar u zbulua kokaina dhe të gjitha mjetet që përdoren për paketimin e saj.