Kjo është Amarilda Leka 33-vjeçarja me origjinë nga Përmeti që u arrestua në Tiranë.

E reja e kishte kthyer mashtrimin në profesion duke iu marrë qytetarëvë shuma të mëdha parash. Nga hetimet rezultoi se, Leka kishte mashtruar një qytetare, duke i thënë se punonte si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë. Me njohjet që ajo kishte do të ndikonte tek trupa gjykuese për të nxjerrë nga burgu një person të dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese.

Për atë shërbim 33-vjeçarja i ka zhvatur 50 mijë euro. Familjarët denoncuan në prokurorinë e Tiranës rastin, duke pretenduar se, ishin mashtruar nga Leka. Policia e Shtetit dokumentoi pas gati një vit hetimesh proaktive, ndërsa akuza është, “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Edhe në të kaluarën Amarilda Leka ka pasur probleme me ligjin.

Në vitin 2015 e reja u vu në pranga pasi u kishte marrë para familjarëve Xhorxh Gjokës. Ky i fundit ishte i burgosur për trafik droge me disa vite, ndërsa arsyeja e pagësës prej 25 mijë e 500 eurove u bë se Leka do të ndikonte tek gjyqtarët dhe prokurorët për lirimin e tij.

Katër vite më parë Amarilda Leka u pragos dhe u lirua pas 8 muajsh burg. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi paratë Leka i kishte shpenzonte për makina jetë luksi dhe udhëtime në vendet e BE-s.

33-vjeçarja prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes. Madje prej disa kohësh në vitin 2015 Leka ka mbajtur postin e sekretares së shtabit elektoral të ish-ministres së Teknologjisë dhe Informacionit, Milena Harito. /abcnews.al