Pasditen e sotme, 36-vjeçarja Hazbije Kuka u qëllua thikë nga bashkëshorti i saj Ardiani dhe humbi jetën, ndërkohë që autori i krimit u largua nga vendngjarja duke lënë pas djalin e vetëm të çiftit, i cili pa me sytë e tij dhe shoqëroi në spital nënën e gjakosur.

DurrësLajm po publikon foton e viktimës, ndërkohë që autori është ende i lirë pasi u largua nga shtëpia menjëherë pas goditjes së bashkëshortes. Policia është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se krimi ndodhi për motive xhelozie.