Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me kokainën e kapur në Brazil dhe atë të portit të Durrësit. Në fjalën e tij, Hoxha tha se drogat ishin të lidhura me njëra-tjetrën dhe se kishin destinacion qytetin e Elbasanit. 

“Grekët nuk kishin besim tek ne prandaj e ndryshuan kokainën. Ata e kishin nën vëzhgim kontenierin. Iu iku Gentian Malindi. Si ka mundësi të të zhduket njeriu ku e ke nën vëzhgim? DEA nuk ka pasur besim dhe ka futur pluhur orizi. Kokaina ka qënë jashtë kontenierit. Ne e mbyllën qarkun me atë që mblidhte kanoçe. Droga e Brazilit lidhet me atë të portit të Durrësit. Evis Bardhi, ai që është kapur me Gentian Malindin po flet nga burgu, ishalla nuk i ndodh gjë,”-tha Hoxha. 

Më 2 shtator në Brazil u kapën 617 kg kokainë, pakot e të cilës kishin logon e K.F. Elbasanit. Pas 15 ditësh në portin e Pierut brenda një kontenieri u pikas 137 kg kokainë. Deri më tani janë arrestuar tre persona.